Botërori “Rusi 2018”, ISIS kërcënon me atentate

schedule10:38 - 15 Qershor, 2018

schedule10:38 - 15 Qershor, 2018

ISIS ka kërcënuar përsëri me sulme në kampionatin botëror “Rusi 2018”. Organizata terroriste thotë se do të godasë si asnjëherë më parë.

E gjithë vëmendja është përqëndruar tek kampionati botëror i futbollit, Rusi 2018. Duke qenë kështu, rritet dhe përgjegjësia për autoritetet që të garantojnë sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjeve mes përfaqësuesve të ndryshme. Megjithatë, një rrezik tjetër që i shtohet agjentëve të angazhuar në kupën e botës është ai i ISIS.

Organizata terroriste ka kërcënuar me një video, në të cilën premton se do të kryejë “një masakër ashtu siç nuk është parë ndodnjëherë”. Në pamjet filmike të shpërndara nga tabloidi anglez Daily Star, ISIS tregon imazhe të ndryshme sulmesh, duke njoftuar se dëshjiron hakmarrje ndaj Vladimir Putin dhe Rusisë.

Videoja përmbyllet me një panoramë të stadiumit “Soçi” i mbikëqyrur nga një xhihadist i armatosur. Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që ISIS kërcënon me sulme terroriste Botërorin “Rusi 2018”. Edhe më herët, kërcënimet ishin më konkrete, pikërisht për dy lojtarët më të mirë të kësaj dekade, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Megjithë kërcënimet e mundshme, Kremlini thotë se do të garantojë me çdo kusht siguri dhe mbarëvajtjen e kampionatit botëror./abcnews.al