Artan Hoxha nxjerr foton e snajperit që qëlloi Çapjan: Bosat e vjetër të krimit janë futur në kulla

schedule14:24 - 27 Qershor, 2020

schedule 14:24 - 27 Qershor, 2020

Artan Hoxha publikoi sot në “Abc News” foto të snajperit të avancuar që u përdur për të qëlluar disa javë më parë ndaj Ardjan Ccapjas.

Në foto duken pamjet e snajperit të djegur i cili ka të stampuar edhe kodin “APR338”.

Bëhet fjalë për një snajper finlandez të tipit “Sako TRG M10”.

Te ngjarja e Elbasanit, ku u qëllua Ardjan Çapja, nga ekspertiza që i është bërë armës që në fillim u tha se ishte një snajpert e kalibrit 338 me origjinë finlandeze. Por, nga hetimi u zbulua se kjo është një armë e shërbimit zvicerjan që kushton nga 20-30 mijë euro.

Qitja është bërë nga sedilja e mbrapme e automjetit, pasi aty është gjetur dhe këmbaleci. Çapja nuk është qëlluar fiks nga kodra me pisha, pasi nuk ka fushëpamje. Është goditur nga rruga që ka fushëpamje nga një distancë prej 362 metrash dhe ka faktorë të tjerë që ndikojnë tek qitësi, që janë kushtet atmosferike dhe mundësia që ke për një qitje të dytë që nuk e ka pasur një mundësi të tillë“, tha Hoxha.

Lexo edhe: Vret deri në 800 metra, ky është super snajperi me të cilin u tentua eliminimi i Ardjan Çapjas

Gazetari theksoi në studion e “Abc News” se në botën e krimit në Shqipëri po ndodh një ristrukturim dhe në sipërfaqe po dalin bosa të rinj të krimit duke goditur të vjetrit.

Në Shqipëri po ndodh një tjetër reformë në botën e krimit dhe atë nuk e bën parlamenti por e bën kallashnikovi. Janë të rinjtë tani që duan të marrin territorin.

Grupet që ishin në Tiranë janë tërhequr, ato të Vlorës po, po ashtu dhe në Elbasan janë tërhequr ose janë mbyllur në kulla për të pritur kundërshtarin“, tha gazetari në studio. /abcnews.al