Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Borshi, fundi i arratisë së Moisi Habilajt/ Si fshihej i shumëkërkuari, në pranga dhe një 46-vjeçar që e shoqëronte

schedule13:32 - 14 Qershor, 2026

schedule 13:32 - 14 Qershor, 2026

Ky është momenti kur  Moisi Habilaj I dënuar nga autoritetet italiane  me mbi 12 vite burg  për veprën penale pjesëmarrje në organizatë kriminale të armatosur me qëllim trafikimin e  lëndëve narkotike  u arrestua  mbrëmjen e të shtunës  në  një lokal në Borsh.

Policia ka ndarë pamjet dhe përmes një njoftimi për shtyp thotë se arrestimi provizor I  personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore  është kryer me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Burime pranë  hetimit thonë  se në momentin e arrestimit, Habilaj ishte i maskuar me kapele dhe mjekër, në përpjekje për të shmangur identifikimin nga autoritetet. Ndërsa  lokali ishte në pronësi të familjarëve të tij.



48 vjeçari  banues ne Babicë të   Vlorës  është dënuar nga  Gjykata e Katanias në Itali me 12 vjet ,  2 muaj e 13 ditë burgim .

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit bazuar në informacionet e siguruara dhe në përdorimin e metodave speciale të hetimit.

Ndaj Moisi Habilaj  u ekzekutua masa e sigurisë arrest në burg  caktuar me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, 26 dhjetorin e  vitit 2018,  për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë operacionit policia thotë se arrestoi në flagrancë dhe Eduart Ahmeti  46 vjeç me banim në Sarandë si dhe u procedua në gjendje të lirë një 70 vjeçar  italian për  përkrahje të autorit në krim.  Të dy personat ndodheshin në një tavolinë me  Moisi Habilajn.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!