Borrell: Lufta kundër Ukrainës është një kambanë alarmi për të gjithë ne

schedule13:53 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 13:53 - 8 Dhjetor, 2022

“Lufta kundër Ukrainës ishte një kambanë alarmi për të gjithë ne,” tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell, gjatë një konferencë vjetore të Organizatës Europiane të Mbrojtjes në Bruksel.

Gjithashtu Borrell vuri në dukje se lufta nuk mund të përfundojë me fitoren e Rusisë, pushtimin e Ukrainës dhe transformimin e kësaj të fundit, në një vend si Bjellorusia.

“Ne duhet të vazhdojmë t’i mbështesim ata për të mbrojtur veten,” tha ai.

Përfaqësuesi i Lartë iu referua edhe takimit që pati me kryeministrin e Ukrainës gati pesë javë para pushtimit rus dhe “kërkesës dramatike” që mori.

“Kam vizituar vijën e frontit në Donbass në fillim të janarit, rreth pesë javë para fillimit të luftës. Mbaj mend që pas vizitës sime u takova me kryeministrin ukrainas, ai tashmë ishte i bindur se Rusia do t’i sulmonte.

Dhe ai më tha, shiko, e di që kur Rusia të na sulmojë, nuk do të vish të na mbështesësh. Ne nuk presim që ushtarët europianë të vijnë dhe të luftojnë në krahun tonë, por të paktën do të dëshironim që ju të na mbështesni ushtarakisht dhe të na siguroni  armët e nevojshme,” vuri në dukje Josep Borrell, duke shtuar se “ishte një kërkesë dramatike që vinte nga dikush që tashmë ishte i bindur se pas pak ditësh njerëzit e tij do të luftonin dhe vendi i tyre do të bombardohej.

/abcnews.al