Borrell: BE do të emërojë të Dërguarin Special për dialogun Prishtinë-Beograd

schedule16:28 - 16 February, 2020

schedule16:28 - 16 February, 2020

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell jep sinjale se dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të nisë së shpejti. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Borrell thotë se tani Kosova ka qeveri të re dhe se pret që dialogu të rinisë. Shefi i diplomacisë europiane shprehet se për të ndërmjetësuar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit BE-ja do të duhet të emëronte një të dërguar të posaçëm.

I pyetur nëse do të jetë ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak në këtë pozitë, Borrell ka thënë se këtë detyrë duhet ta marrë dikush që ka njohuri për rajonin. Shtëpia e Bardhë ka emëruar ambasadorin Richard Grenell si të dërguar në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Borrell, duhet pyetur SHBA-ja se pse është përfshirë në këtë proces, pasi sipas tij, BE-ja e ndihmon shumë Kosovën me burime financiare.

Shefi i diplomacisë së BE-së tha se unioni do të ndihmojë Kosovën dhe Serbinë në procesin e bisedimeve, por ai thekson se u mbetet palëve që të punojnë drejt arritjes së një marrëveshjeje. /abcnews.al