Borrel: Të hapen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

schedule23:55 - 16 Maj, 2022

schedule 23:55 - 16 Maj, 2022

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme në BE, Josep Borrell ka kërkuar që të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para përfundimit të presidencës franceze.

Në një deklaratë për mediat pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së ai ka folur për një situatë jo të qëndrueshme, për të cilën tha se kjo është një dhuratë për Moskën.

“Duhet të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para përfundimit të presidencës franceze, situata aktuale nuk është e qëndrueshme, është një dhuratë për Moskën”, shtoi ai, raporton Tgcom.

Sa i përket paketës së gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës, “për fat të keq- tha ai – nuk është arritur asnjë marrëveshje për temën e embargos së naftës”.

Një dokument pune i diskutuar nga ministrat e jashtëm të BE-së sot  tha se përfaqësuesit e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut mund të ftohen të marrin pjesë në takimet e zgjedhura të Këshillit të BE-së dhe organeve përgatitore të politikës së jashtme./abcnews.al/