Borë në Kukës dhe në Dibër, probleme me qarkullimin

schedule09:39 - 23 Mars, 2018

schedule 09:39 - 23 Mars, 2018

Në Qarkun e Dibrës ka patur reshje intensive të dëborës gjatë 24 orëve të fundit. Trashësia e borës në qytetin e Peshkopisë kalon mbi 35 cm, ndërsa në zonat e thella shkon deri në 60 cm. Të izoluara janë njësia Lurë dhe pjesërisht fshatrat e njësive Selishtë, Kala e Dodës dhe Sllovë. Në qytetin e Bulqizës trashësia shkon në 40 cm, ndërsa në zonat me lartësi arrin 50- 70 cm. Ndërsa rrugët nacionale janë të kalueshme me zinxhirë. Rruga nacionale Peshkopi – Q.Bualli – Tiranë është e kalueshme me zinxhirë. Aksi Ura e Çerenecit – Librazhd kalohet me zinxhirë deri në Klenjë dhe më pas është e bllokuar. Qafa e Buallit – Krastë kalohet me zinxhirë.

Ndërsa në Kukës nuk ka probleme me qarkullimin në qytet dhe në rrugët nacionale. Rruga e Kombit po mbahet në qarkullim të plotë pa pasur nevojë për përdorimin e pajisjeve dimërore. Pa energji elektrike është vetëm njësia administrative e Bushtricës dhe Ujmishti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!