Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta

schedule11:46 - 15 Prill, 2026

schedule 11:46 - 15 Prill, 2026

Bordi i Transparencës ka dalë me një njoftim të ri lidhur me çmimet e karburanteve. Në reagimin zyrtar, theksoi se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 207lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.

Ndërsa, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 174 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.

Gjithashtu vlen të sqarohet se çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.



Ndërsa paralajmërohet se, çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, ka detyrimin e zbatimit të këtij vendimi dhe se në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!