Shënon shumë rallë, por kur e bën, golat e tij janë spektakolarë dhe të rëndësishëm.
Ylber Ramadani ishte protagonist absolute në javën e parafundit të Serisë A, duke realizuar rrjetën e vetme dhe të fitores për Lecce në ndeshjen kundër Torinos.
Për bukurinë, pamjet flasin vetë. Por ky gol ka peshën e një sezoni të tërë.
Me fitoren e fundit, Lecce ka në dorë qëndrimin në Serie A, megjithsëe duhet të luajë edhe sfidën e fundit kundër Lazio.
Për të gjitha këto, Ramadani u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa mori edhe vlerësimin më të lartë në notat e mediave italiane.
Dhe të mendosh, që mesfushori shqiptar nuk ishte llogarituar as në formacion.
I hedhur në fushë në minutën e 43-të, Ramadani mori edhe një revansh personal ndaj trajnerit Gianpaolo, me të cilin nuk ka patur asnjëherë një raport të mirë.
Për t;u kthyer te goli, ai ishte I dyti për futbollistin kuqezi në Serie A, pasi atij të edicionit të kaluar, po aq I bukur sa ky I fundit.
Në fakt, thuajse të gjithë realizimet në karrierën e tij, kanë qenë në këtë nivel.
Të tillë ata me Velje në Danimarkë, me MTK Budapest në Huangari, apo me Aberdin në Skoci.