Bombardimi i teatrit ku strehoheshin qindra civilë, Kuleba: Një tjetër krim i luftës në Mariupol, ndalni rusët!

schedule18:45 - 16 Mars, 2022

schedule 18:45 - 16 Mars, 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka reaguar pasi forcat ruse bombarduan Tetarin e Mariupol-it, godinë në të cilën thuhet se po strehoheshin me qindra civilë. Në një postim në Twitter, Dmytro Kuleba, e cilëson bombardimin si një tjetër krim të lufte që bëhet në vendin e tij ndërsa shton se ndërtesa tashmë është e shkatërruar plotësisht.

Sipas ministrit ukrainas, rusët e dinin shumë mirë që në teatër ishin strehuar me qindra civilë.

“Shpëtoni Mariupol-in, ndalni krimet e luftës nga Rusia.”

Nuk ka ende të dhëna për numër viktimash. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!