Bolton flet për qëndrimin e SHBA-së ndaj Rusisë

schedule15:30 - 29 Gusht, 2019

schedule 15:30 - 29 Gusht, 2019

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, John Bolton, paralajmëroi për kërcënimin që vjen nga praktika e pandershme tregtare kineze. Këto komente zyrtari amerikan i bëri gjatë vizitës në Kiev, duke thënë se për këtë shqetësim kishte folur edhe me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Agjencia “Reuters” njofton se i pyetur për mundësinë që Kina të blejë firmën  ukrainase të motorëve të aeroplanëve “Motor Sich”, Bolton ka vlerësuar se kjo çështje është punë sovrane e Ukrainës, por se Uashingtoni nuk e miraton atë.

“Kemi shprehur shqetësimin për praktikën e pandershme kineze, për kërcënimin e sigurisë kombëtare që e pamë në Shtetet e Bashkuara”, tha këshilltari amerikan për Sigurinë kombëtare, John Bolton, në një konferencë shtypi.

Më herët ai në një prononcim për seksionin ukrainas të Radios Evropa e Lirë duke folur për marrëdhëniet e Kievit me Moskën, i bëri bërë thirrje presidenti të sapozgjedhur Zelenski që të jetë i kujdesshëm në zhvillimin e strategjisë së veprimit me rusët, ndaj të cilëve, si reagim ndaj aneksimit të Krimesë, Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur qëndrim shumë të ashpër.

“Mendoj se administrata Trump ka qenë shumë e ashpër. I ka imponuar sanksione të mëdha Rusisë, sanksione ekonomike, dëbim të diplomatëve rusë, mbyllje të objekteve diplomatike ruse, dhe ka ndërmarrë hapa që me të vërtetë kanë pasur ndikim dramatik mbi ekonominë ruse. Nëse i shikoni hapat konkretë që kemi ndërmarrë, mendoj se të dhënat janë tepër të qarta. I kemi imponuar Rusisë më shumë sanksione sesa Bashkimi Evropian”.

Zyrtari i i lartë i Shtëpisë së Bardhë nuk ka përjashtuar mundësinë që së shpejti presidenti amerikan Donald Trump të takohet në Poloni me homologun e tij ukrainas Zelenski./ABC News Albania 24/7