Bolsonaro si Trump, i merret pasaporta: Ish presidenti brazilian nën hetim për organizim të sulmeve ndaj institucioneve

schedule14:19 - 8 Shkurt, 2024

schedule 14:19 - 8 Shkurt, 2024

Ish-presidenti Jair Bolsonaro është një nga objektivat e operacionit Tempus Veritatis, i nisur nga policia federale braziliane si pjesë e hetimit për sulmin më 8 janar.

Hetuesit shkuan në shtëpinë e ish-kreut të shtetit, në Angra dos Reis, në Rio de Zhaneiro, duke urdhëruar Bolsonaro të dorëzonte pasaportën e tij brenda 24 orëve.

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, fajësoi paraardhësin e tij, duke pretenduar se “përpjekja për grusht shteti” e 8 janarit 2023 nuk do të kishte ndodhur pa Bolsonaron.

Duke komentuar operacionin e policisë ndaj ish-presidentit, Lula tha se është fakt që ka pasur tentativë për grusht shteti. Hetimi ka për qëllim indetifikimin e personave në ngjarjet që çuan në sulmin ndaj selisë institucionale në Brasilia më 8 janar 2023.

Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro, i cili u urdhërua të dorëzonte pasaportën e tij brenda 24 orëve dhe iu ndalua të largohej nga vendi, thotë se ai është subjekt i “persekutimit të pamëshirshëm”.

“U largova nga qeveria më shumë se një vit më parë dhe vazhdoj të vuaj nga persekutimi i pamëshirshëm.

Më lini të qetë, tashmë është dikush tjetër që drejton vendin”, shtoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!