“Boll luajtën me letra në dhomat e VAR-it, Interit iu mohua penallti sade”

schedule23:22 - 1 Nëntor, 2020

schedule 23:22 - 1 Nëntor, 2020

Në Itali nuk mungojnë kurrë polemikat në lidhje me gabimet e arbitrave. Interi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në duelin e djeshëm shtëpiak përballë Parmës, teksa zikaltrit pretenduan për një penallti të paakorduar.

Francesco Graziani nuk është përmbajtur aspak në deklaratën e fundit. I ftuar në Sportmediaset XXL, ish-sulmuesi i kombëtares së Italisë, sulmon teknologjinë VAR dhe ata që e drejtojnë atë.

 

Ciccio Graziani

VAR ka mungesë besueshmërie. Atyre që punojnë me teknologjinë po u them që të heqin dorë nga loja me letra kur po luhet ndeshja, është e pamundur të përballemi me gabime kaq të mëdha.

Interi ka të drejtë në rastin e penalltisë që nuk u dha për ta. Nëse do e thërrisnin arbitrin të shikonte rastin në monitor, është e sigurt që do të jepte penallti për ekipin e Contes“, deklaron Graziani. /abcnews.al