Bojkoti i Superiores, zbulohet vendimi i fundit i Ligës së Futbollit

schedule12:42 - 12 Tetor, 2020

schedule 12:42 - 12 Tetor, 2020

Liga Profesioniste e Futbollit është mbledhur sërish ditën e sotme. Katër janë kërkesat e saj drejtuar qeverisë shqiptare.

Presidentët e 10 klubeve të Superiores kanë zgjedhur rrugën e bojkotit, vendim që është konfirmuar edhe pas takimit të sotëm.

Ishte menduar se fundjava e ardhshme do të sillte më në fund nisjen e sezonit të ri futbollistik në Shqipëri, por Liga nuk ka ndryshuar qëndrim.

 

4 kërkesat e Ligës

Pak kohë më parë, drejtuesit e klubeve bënë një takim edhe me Fidel Yllin dhe më pas dorëzuan edhe një dosje me kërkesat e detajuara.

Gjithsesi, asnjë shpresë apo sinjal nga autoritetet shtetërore, me Ligën Profesioniste që nuk heq dorë nga bojkoti i futbollit. /abcnews.al