“BMW-ja” përplas “Benzi-in” në Vorë, tenton t’i ikë policisë dhe i bie bordurës

schedule09:42 - 4 Tetor, 2021

schedule 09:42 - 4 Tetor, 2021

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Dy automjete janë përplasur në Vorë.

Abcnews.al mëson se një mjet tip “BMW” ka përplasur menjë  “Benz” . Më pas, në tentativë për t’i ikur policisë, me shpejtësi është përplasur me bordurën anësore, pas 200 metrash nga vendi i aksidentit të parë.

Sakaq, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë. g.v/abcnews.al