Bllokohen mbi 150 mijë euro me destinacion Shqipërinë

schedule09:38 - 3 Gusht, 2018

schedule 09:38 - 3 Gusht, 2018

Autoritetet italiane në Bari kanë bllokuar 156.151 euro të padeklaruara një pjesë e të cilave kishte destinacion Shqipërinë.

Bëhet fjalë për disa tentativa për të transportuar para me anë të dy qytetarëve kosovarë, një serbi, një gjermani dhe një shqiptari. Të pesë këta persona ishin nisur drejt Shqipërisë.

Përveç tyre, Agjencia e Doganave në Bari dhe Guardia di Finanza thonë se kanë zbuluar edhe një italian dhe algjerian që kanë pasur para të padeklaruar, por drejtimi i tyre nuk ishte për në Shqipëri.

Në disa tentativa të tjera janë kapur edhe qytetarë të kombësive të ndryshme si kineze, ukrainase dhe nga Katari që kanë pasur para të pajustifikuara dhe që synonin t’i nxirrnin nga Italia.

Në fund të Qershorit të këtij vitit në portin e Durrësit u bllokuan rreth 3,5 milionë euro të padeklaruara. Paratë ishin fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” dhe sipas hetimeve kishin mbërritur nga Ankona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!