Disa makina që po lëviznin nga zona e Postribës në drejtim të Shkodrës u bllokuan në rrugë për shkak të rrëshkitjeve të tokës. Gurë dhe dhera ka patur në vendin e quajtur Prekal dhe për këtë arsye rruga për 12 ore ishte e pakalueshme.
Gurë të përmasave të tilla mund të kishin marrë jetë njerëzish.
Por për fat kjo nuk ndodhi.
Shkarjet e shkëmbinjve ndodhën në Postribë, në rrugën Dukagjin -Shkodër.
Banoret tentuan t’i largonin ato, por ishte e pamundur. Për 12 orë asnjë makinë nuk lëvizi nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Shume makine mbeten te bllokuar kurse banoret prisnin dikush tu shkonte ne ndihme.
Mesohet se shkak per situaten u be devijimi i ujit në kanalin e Shtodrit që ndodhet mbi rrugë.
12 orë më pas në vendin e ngjarjes shkuan fadromat. U desh dhe një kohe tjetër që segmenti të bëhej i kalueshëm. Por rrezikon të bllokohet sërish pasi nuk ka mirëmbajtje.
Me 22 dhjetor perfundoi kontrata me firmën e mirëmbajtje dhe menjëherë rruga i kaloi bashkisë se Shkodres, e cila nuk pati as kohë ta parashikojë në buxhetin e 2018-ës dhe të kontraktojë një firmë tjetër./abcnews.al
Gazetar i ABC News Shkodër, Simon Shkreli