Bllokohen 52 ton miell/ AKU: Të magazinuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore

schedule15:22 - 25 Nëntor, 2023

schedule 15:22 - 25 Nëntor, 2023

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 52 tone miell i cili mbahej jashte kushteve të sigurisë ushqimore.

Trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale në Fierit, gjatë ushtrimit të kontrollit konstatuan se subjekti nuk plotësonte kushtet e përgjithshme higjieno-sanitare.

Ndërsa në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë.

Për këto shkelje të konstatuara sipas legjislacionit në fuqi, u vendos menjëherë ndërprerja e aktivitetit për subjektin, u bë bllokimi i 52 ton produkte ushqimore me destinacion asgjësimin, si dhe u vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 700 mijë lekëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!