Bllokohen 5 lokale për kuponin tatimor

schedule11:57 - 6 Gusht, 2018

schedule 11:57 - 6 Gusht, 2018

Organet e hetimit tatimor po vazhdojne kontrollojne subjektet që kanë veprimtari ekonomike në zonat turistike të qarkut Durrës dhe Korçë, përkatësisht nga Gjiri i Lalzit në Spille dhe nga Pogradeci, në Dardhë e Voskopojë. Gjatë këtyre kontrolleve janë konstatuar subjekte që nuk kanë qenë të regjistruara në organet tatimore, si dhe nuk kanë lëshuar kupon për shitjet e kryera.

Pesë subjekte, një te “Pazari i ri” në Tiranë, një te “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës, një në Tushemisht të Pogradecit dhe dy në Korçë janë bllokuar për 30 ditë dhe janë penalizuar për shkak të moslëshimit të kuponit tatimor për herë të dytë.

Po ashtu dy subjekte të tjera, një në Korçë dhe një Golem të Durrësit, të cilat ushtronin aktivitet pa u licensuar, janë bllokuar nga Organet e Hetimit Tatimor deri në regjistrimin e tyre si biznese. /abcnews.al