Bllokada e porteve të Ukrainës, Britania: Çmimet e ushqimeve do të vazhdojnë të rriten

schedule10:48 - 25 Maj, 2022

schedule 10:48 - 25 Maj, 2022

Bllokada ruse e porteve kyçe në Detin e Zi ka bllokuar gjithashtu edhe eksportin e furnizimeve të grurit, sipas një raporti të Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan BBC.

Portet në Odessa janë bllokuar që nga fillimi i luftës dhe përpjekjet e Ukrainës për të eksportuar nga toka nuk ka gjasa të zëvendësojnë kapacitetin e humbur, thanë ata.

Situata ka ushtruar presion mbi çmimet globale të ushqimeve dhe ndërprerja e vazhdueshme e transportit tregtar pritet të rrisë më tej çmimin e shumë produkteve bazë, shtoi Ministria e Mbrojtjes.

Ukraina është një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë.

/abcnews.al