Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Biskota” e pare zyrtare e Botërorit/ Algjeria dhe Austria barazojnë 3-3, kualifikohen të dyja

schedule13:18 - 28 Qershor, 2026

schedule 13:18 - 28 Qershor, 2026

Kishte ndodhur edhe në turnetë e shkuar, madje dyshime kishte edhe në disa prej sfidave të treta në grupet e këtij Botërorit, por “zonja dhe zotërinj” tani kemi “biskotën” e parë zyrtare në këtë edicion të Kupës së Botës.

Algjeria dhe Austria barazuan 3-3 në sfidën e fundit të Grupit J, duke siguruar të dyja kualifikimin për në raundin tjetër të “Botërorit 2026”.

Zakonisht, qëllimi justifikon mjetin dhe ky fund ishte I pritshëm. Siç thamë më lart, kishte ndodhur edhe në të shkuar, por rezultati dhe mënyra si u shënuan golat lenë vend për polemika dhe ato kanë shpërthyer.



Që dy skuadrat nuki donin t’i bënin keq njëra tjetrës u kuptua shpejt.

Arnautoviç kaloi Austrinë në epërsi në minutën e 28-të. Në limitet e pjesës së parë, Algjeria barazoi shifrat me realizimin e Belgali. Edhe pas pushimit, sfida nuk I zhgënjeu pritshmëritë.

Në minutën e 55-të, Sabitzer ktheu edhe një herë në epërsi austriakët. Por pesë minuta më pas, Mahrez vendosi edhe një herë ekuilibrat në rezultat.

Për dikë që e sheh futbollin me romantizëm, koha shtesë do të dukej një spektakël i vërtetë. Mahrez shënoi golin e dytë personal për avantazhin e parë të Algjerisë në këtë ndeshje.

Ishte minuta e tretë shtesë dhe normalisht gjithçka dukej e mbyllur. Por jo, në minutën e gjashtë shtesë Kalajxhiç shënoi për Austrinë, duke vulosur barazimin 3-3 në këtë sfidë.

Austriakët kaluan në raundin tjetër si skuadra e dytë e grupit J, ndërsa Algjeria siguroi biletën mes të tretave më të mira të fazës së grupeve, duke i marrë vendin Iranit që duhet të kthehet në shtëpi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!