Me qëllim mos përmendjen emrave të tyre, anëtarë të grupit kriminal të trafikur të narkotikëve përdorinin pseudonime të ndryshme ndërsa i referoheshin njëri tjetrit.
Në bisedat e përgjuara, të transkriptuara në dosjen që ABC News disponon, vihen re etiketime të ndryshme ndaj anëtarëve të grupit.
Adi Coba, person që u bë shkak për nisjen e hetimeve etiketohej me emrat, detto “Bazholi”, “bisha”, “i shëndoshi”, “cigani”,
Francesca Caputtim shtetase italine pjesë e këtij grupi njihej me pseudonimin “Gjyshja”, ndërsa ‘halla’ ishte Serafina Palazzo, ndërsa Nuredin Kipitiu njihej me pseudonimet “Nuro”, “Pacurri”, “Cigani”, “Blaki” ose “Dino” . Rigels Presi, njihej ndryshe nga anëtarët e bandës me pseudonimet Gelsi “Seriali” ose Miki.
‘Ati i asaj’ është një tjetër pseudonim i vendosur ndaj një shtetasi italian, pjesë e grupit kriminal, Giovanni Signorile/ abcnews.al