Bilanci i zi i shkurtit, COVID-19 u mori jetën 397 qytetarëve, shifrat vetëm në rritje

schedule19:20 - 27 Shkurt, 2021

schedule 19:20 - 27 Shkurt, 2021

Shkurti ka qenë i zi në Shqipëri. Nesër mbyllet muaji, ndërsa deri tani koronavirusi në shkurt ka marrë 397 qytetarë, shifra të frikshme nga sëmundja që sa vjen dhe po bëhet akoma më shumë agresive. 6 shkurti shënoi rekordin e testimeve 4539 brenda 24 orëve.

Tre ditë më pas u shënua numri më i lartë i infektimeve, 1239. Ndërsa rekordi i viktimave u regjistrua dy ditë më parë, 21 humbje jete. Analiza e shifrave e bën më të rëndë situatën, pasi nga java në javë numri i viktimave ka ardhur në rritje, shkruan Abcnews.al.

Kështu në javën e parë u shënuan 80 viktima, në të dytën 95, në të tretën 111 dhe java e katërt ende pa u mbyll ka regjistruar deri tani 111 fatalitete. Trendi është në rritje dhe mjaft shqetësues, por Komiteti Teknik këtë javë vendosi të mos ndryshonte masat. Megjithatë ka paralajmëruar një mbledhje të hënën dhe sipas të gjitha gjasave masat do të shtrëngohen.

Deri tani-Bilanci nga COVID-9-Muaji shkurt

1 shkurt-2960 testime, 498 të shëruar, 865 raste të reja dhe 13 humbje jete

2 shkurt-3856 testime, 455 të shëruar, 942 raste të reja dhe 5 humbje jete

3 shkurt-3849 testime, 581 të shëruar, 1007 raste të reja dhe 6 humbje jete

4 shkurt-3974 testime, 585 të shëruar, 1052 raste të reja dhe 14 humbje jete

5 shkurt-4270 testime, 676 të shëruar, 1089 raste të reja dhe 15 humbje jete

6 shkurt-4539 testime, 656 të shëruar, 1130 raste të reja dhe 13 humbje jete

7 shkurt-4254 testime, 569 të shëruar, 1124  raste të reja dhe 14 humbje jete

 7209 raste                      80 viktima

…………………………………………………………………………………………………………….

8 shkurt-3485 testime, 684 të shëruar, 953 raste të reja dhe 12 humbje jete

9 shkurt-4562 testime, 805 të shëruar, 1239 raste të reja dhe 16 humbje jete

10 shkurt-4083 testime, 683 të shëruar, 1143 raste të reja dhe 15 humbje jete

11 shkurt-4092 testime, 746 të shëruar, 1105 raste të reja dhe 14 humbje jete

12 shkurt-3982 testime, 881 të shëruar, 1059 raste të reja dhe 14 humbje jete

13 shkurt-3994 testime, 740 të shëruar, 1152 raste të reja dhe 12 humbje jete

14 shkurt- 3885 testime, 781 të shëruar, 1088 raste të reja dhe 12 humbje jete

7739 raste                      95 viktima

………………………………………………………………………………………………………………..

15 shkurt-3885 testime, 781 të shëruar, 1088 raste të reja dhe 12 humbje jete

16 shkurt-3842 testime, 1058 të shëruar, 801 raste të reja dhe 15 humbje jete

17 shkurt-3901 testime, 890 të shëruar, 1075 raste të reja dhe 18 humbje jete

18 shkurt-3935 testime, 991 të shëruar, 1112 raste të reja dhe 17 humbje jete

19 shkurt-3848 testime, 930 të shëruar, 1071 raste të reja dhe 19 humbje jete

20 shkurt-3975 testime, 928 të shëruar, 1153 raste të reja dhe 17 humbje jete

21 shkurt-4013 testime, 796 të shëruar, 1184 raste të reja dhe 13 humbje jete

7484 raste                       111 viktima

……………………………………………………………………………………………………………..

22 shkurt-3975 testime, 928 të shëruar, 1153 raste të reja dhe 17 humbje jete

23 shkurt-3998 testime, 1085 të shëruar, 1021 raste të reja dhe 15 humbje jete

24 shkurt-3897 testime, 906 të shëruar, 1021 raste të reja dhe 19 humbje jete

25 shkurt-3691 testime, 849 të shëruar, 986 raste të reja dhe 21 humbje jete

26 shkurt-3689 testime, 849 të shëruar, 916 raste të reja dhe 20 humbje jete

27 shkurt-3957 testime, 962 të shëruar, 986 raste të reja dhe 19 humbje jete

6083 raste                   111 viktima

28 shkurt——-

 

db/ Abcnews.al