Bilanci i Policisë Rrugore gjatë 8 muajve

schedule17:03 - 6 Shtator, 2019

schedule 17:03 - 6 Shtator, 2019

Në tetë muajt e parë të vitit u regjistruan 133 aksidente më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018. Shifrat i bëri të ditur Shefi i Sektorit për Sigurinë Rrugore në Policinë e Shtetit Skënder Ismaili.

“Duke krahasuar periudhat tremujore të sezonit turistik 2018 dhe të vitit 2019, për periudhën qershor – korrik – gusht 2019, janë 57 aksidente më pak, 4 të vrarë më pak dhe 18 të plagosur rëndë dhe 28 të plagosur lehtë më pak, se e njëjta periudhë e vitit 2018. Shërbimi i Policisë Rrugore konstaton se ka ndërgjegjësim dhe sjellje më korrekte të drejtuesve të mjeteve gjatë drejtimit të mjetit, por vazhdon të mbetet shqetësues drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, tejkalimi i shpejtësisë, drejtimi i mjeteve nga drejtues të papajisur me leje drejtimi, mospërdorimi i kaskave mbrojtëse nga drejtues motomjetesh dhe përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të mjeteve. Janë vendosur 52 271 masa administrative për drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe mosrespektim të mjeteve në kolonën drejtuese”, tha Ismaili./abcnews.al