Të paktën 5,791 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës të drejtuar nga Hamasi. Mes viktimave 2,360 janë fëmijët dhe vetëm 704 palestinezë janë vrarë vetëm në 24 orë.
Pavarësisht thirrjeve nga e gjithë bota për të ndaluar masakrën ndaj civilëve, forcat izraelite vazhdojnë të bombardojnë Gazën pa dallim.
Të paktën 120 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën në sulmet e kryera nga avionët luftarakë izraelitë ndaj vendbanimeve civile në pjesë të ndryshme të Gazës gjatë natës.
/abcnews.al