Bilanc lufte, rritet frikshëm numri i të vdekurve nga aksidentet në Shqipëri

schedule09:24 - 22 Nëntor, 2019

schedule 09:24 - 22 Nëntor, 2019

Këtë vit numri aksidenteve ka ardhur në rënie këtë vit, por kanë qenë më fatale sa i përket jetëve të humbura.

Sipas INSTAT gjatë muajit tetor që lamë pas në rrugët shqiptare kanë humbur jetën 25 persona.

Kurse në tetor të vitit 2018 kanë humbur jetën 16 persona. Po ashtu sipas këtyre të dhënave bëhet e ditur se gjatë muajve të 2019 kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore 182 persona.

INSTAT ka bërë me dije edhe se në dhjetëmujorin e 2019, numërohen 1.254 aksidente rrugore.

Ata që kyejnë më shumë aksidente janë grupëmoshat e reja. 52% e numrit të aksidenteve në total janë kryer nga grupmosha 20 deri në 34 vjeç.