Biblioteka Kombëtare në emergjencë, shiu lagu 12 mijë libra

schedule14:30 - 25 Qershor, 2018

schedule 14:30 - 25 Qershor, 2018

Biblioteka Kombëtare ka shpallur gjendjen e emergjencës pasi rreth 12 mijë libra janë dëmtuar nga shiu i fuqishëm që pushtoi Tiranën tre ditë më parë.

Përmes një njoftimi për media, Biblioteka Kombëtare bën të ditur se për shkak të këtyre reshjeve uji ka hyrë në një nga sallat e saj si dhe në katet e nëndheshme.

Biblioteka Kombëtare thekson se nuk janë prekur mjediset, ku ruhet fondi i vlerave të rralla dhe Arkivi i librit dhe i periodikut shqip.

Në njoftim sqarohet se rreth 70% e 12 mijë librave të prekur nga uji janë tharë dhe po vijon puna për tharjen e pjesës së mbetur.

Për shkak të kësaj emergjence, Biblioteka Kombëtare do të qëndrojë e mbyllur nga data 25 deri 30 Qershor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!