Beteja për bashkitë, Berisha: Opozita nuk i emëron kandidatët si Rama, do i zgjedhim me primare

schedule18:01 - 3 Tetor, 2022

schedule 18:01 - 3 Tetor, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas rikonfirmimit të Erion Veliajt si kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën.

Berisha tha jashtë Kuvendit se në fakt, ishte Veliaj ai që rikonfirmoi Ramën dhe jo e anasjella.

Ndërkohë, lidhur me kandidatët e opozitës, Berisha tha se ata do të zgjidhen nga qytetarët.

“Mund të pyes pak kush e rikonfirmoi shokun, Veliaj-Ramën apo Rama-Veliajn. Ju e shihni që Rama është në dy hetime ndërkkombëtare. Kjo është e vërteta. Njëri nuk di për fatin etij, tjetri është në vazhdim e sipër. Në këtë mes, unë nuk e besoj që Rama e konfirmoi Veliajn. E vërteta është që mbetet Rama të konfirmohet nga Veliaj.

Të kthehemi pak te beteja që nisi. Promovoi Ballukun si zgjedhjen e tij. Ballukun e degdisi në Dibër Veliaj, nuk ishte Rama që e çoi. Nisi betejën me kullat, Veliaj tha vazhdo, “katet janë të tuat dhe unë do t’i nxjerr”. Te kullat Rama ka fjalën finale. Ajo çka ju e konsideruat si një betejë kundër Veliajt, Veliaj e ktheu në një betejë kundër Ramës. Balancat janë spostuar në favor të një njeriu që është në kohëra fatkeqësia më e madhe e qytetit të Tiranës. Opozita nuk i emëron si Edi Rama, opozita do t’i zgjedhjë nga qytetarët. Ne miratuam dy ditë më parë procedurën e primareve, shënuam një hap të madh përpara”, tha Berisha. /abcnews.al