Beteja në Elbasan dhe Shkodër, ja kalendari i javës 21 në Superiore

schedule20:03 - 3 Shkurt, 2020

schedule 20:03 - 3 Shkurt, 2020

Është zbardhur kalendari i javës së 21-të në Superiore. Një sfidë, do të luhet ditën e premte, ndërsa katër sfidat e tjera, ditën e shtunë. Siparin e kësaj jave e ngre sfida Vllaznia-Tirana, që luhet në “Loro Boriçi” në orën 18:00.

Ndërsa të shtunën, 8 ekipe të Superiores zbresin në fushë. Në orën 14:00, luhen dy sfida. Skënderbeu pret në Korçë ekipin e Bylisit, ndërsa Kukësi pret Laçin, që me shumë gjasa do të luhet në “Elbasan Arena”.

Në orën 17:00, Partizani pret ekipin e Flamurtarit, ndërsa Teuta do të synojë të rikthehet te fitoret në “Niko Dovana” kundër Luftëtarit./abcnews.al

Java 21 në Superiore do të luhet sipas këtij kalendari:

Të premten
Vllaznia-Tirana (18:00)

Të shtunën
Skënderbeu-Bylis (14:00)
Kukësi-Laçi (14:00)
Partizani-Flamurtari (17:00)
Teuta-Luftëtari (17:00)

 

Renditja në Kategorinë Superiore pas javës së 20-të