Jemi një ditë larg Vitit të Ri, por Superiorja nuk njeh pushime dhe sot zbret e gjitha në fushë. Ora 13:45 rezervon katër ndeshje, mes tyre edhe Tirana-Vllaznia, në “Selman Stermasi” në ndeshjen më të fortë të kësaj jave.
Bardheblutë kanë shansin e artë për të ndalur një kundërshtar direkt dhe shmangur shkëputjen e shkodranëve. Gjithë pjesa tjetër e Superiores me siguri bën tifo për Tiranën këtë mesditë.
Ndërkohë Laçi-Partizani është një tjetër betejë mes të fortësh. Në Laç të kuqtë duan të ruajnë ecurinë e mirë pas fitores me Kukësin. Nga ana tjetër kurbinasit duan të kthehen të triumfi pas disfatës me Kastriotin.
Në të njëjtën orë Skënderbeu pret Bylisin, ndërsa Apolonia do tentojë surprizën në Fier ndaj Kastriotit. Në orën 16:45 luhet një tjetër super ndeshje. Kukësi luan si vendas ndaj Teutës në një betejë të gjithën për tu shijuar. /abcnews.al