“Beteja” mes kandidatëve/ Tiranë, Jorida Tabaku një mijë vota para Ilir Alimehmetit

schedule10:37 - 15 Maj, 2025

schedule 10:37 - 15 Maj, 2025

TIRANË- Pas mbylljes së numërimit të votave për subjektet politike, vëmendja tashmë është përqendruar në listat e hapura apo siç njihet ndryshe si vota preferenciale për kandidatët.

Gara mbetet shumë e fortë brenda llojit, sidomos në Partinë Demokratike në lidhje me qarkun e Tiranës.

Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti janë dy emrat garues dhe deri tani vetëm njëri prej tyre mund të hyjë në Kuvend nga radhët e PD nga lista e hapur.

Aktualisht Tabaku kryeson me rreth 1000 vota, ndërsa janë edhe shumë kuti për t’u numëruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!