Beteja kundër racizmit/ Chelsea në gjunjë, Azpilicueta me fjalë kapiteni

schedule19:38 - 2 Qershor, 2020

schedule 19:38 - 2 Qershor, 2020

Të gjithë në gjunjë për George Floyd, afro-amerikani i cili vdiq pas një arrestimi me forcë nga policia e Mineapolis, në Amerikë. Kaq ka mjaftuar që e gjithë bota të nisë një betejë kundër racizmit.

Nuk mund të mungonin mesazhet as nga bota e futbollit, që kanë qenë të shumta. Klubi më i fundit që ka pozuar në gjunjë, ka qenë Chelsea. Ekipi londinez në Premier League i është bashkuar betejës kundër racizmit.

Madje, kapiteni i tyre, spanjolli Cesaz Azpilicueta, pati dhe një mesazh për të shkruar: “Kemi parë së fundmi raste të racizmit dhe kjo lloj urrejtje në shoqërinë tonë, duhet të fshihet sa më shpejt. Ne duhet të bëjmë pjesën tonë”, shkroi kapiteni i Bluve të Londrës./abcnews.al