Beteja kreu në Superiore e të Parën, ja sfidat e sotme

schedule08:24 - 3 Nëntor, 2019

schedule 08:24 - 3 Nëntor, 2019

Tre përballje për t’u parë ditën e sotme. Gjithçka nis me Kategorinë e Parë, teksa Dinamo e traditës do të mundohet të marrë fitoren e parë ndaj Kastriotit pretendent për t’u rikthyer në Superiore. Blutë dihen që kanë probleme të shumta dhe shpresat janë te merkatoja e janarit, pasi është e domosdoshme të bëhen përforcime. Takimi me krutanët zhvillohet në “Pezë-Helmës prej orës 13:00.

Nga periferia e kryeqytetit zhvendosemi afër qendrës, aty ku në “Selman Stërmasi” Partizani kryesues i Superiores do të kërkojë rikthimin te fitorja pas barazimit me Kukësin. Të kuqtë kanë përballë Luftëtarin e vendit të parafundit, që për më tepër vjen me mungesa të rëndësishme. Demo, Prikas dhe Fili nuk do të jenë nën urdhrat e trajnerit Marantas.

Edhe Partizani nuk është i plotë. Solomon ende nuk është rikuperuar, as Kote. Telushi është gati dhe mbetet të shihet nëse do e nisë si titullar. Gjithsesi objektivi mbetet i njëjtë, fitorja. Po me këtë synin në fushë do të zbresë edhe Kukësi sot. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro luan në Lushnjë me Flamurtarin e vendit të fundit. Verilindorët nuk kanë të gatshëm lojtarë si Limaj, Shkurtaj e Obanor, por rruga e tyre e vetme është të fitojnë dhe të afrohen me kreun.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 11
E diel, më 3 nëntor 2019, ora 14:00
Kukësi-Flamurtari

Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Lulaj, Kitanovski, Musolli, Camara, Rroca, Ethemi, Gavazaj, Abazaj. Trajner: Shpëtim Duro
Flamurtari: Moçka, Qarri, Zeqaj, Pjeshka, Gocaj, Hoxhaj, K. Nebihu, Rrapaj, Ribaj, Sukaj, Vatnikaj. Trajner: Luan Birçe

E diel, më 3 nëntor 2019, ora 17:00
Partizani-Luftëtari

Partizani: Hoxha, Mala, Boldor, Belica, Trashi, Cordeiro, Telushi, Broja, Asani, Çinari, Bardhi. Trajner: Franco Lerda
Luftëtari: Paiteris, Qato, Isufi, Lala, Kukaj, Açka, Rapo, Hyseni, Lika, Dushkaj, Vyent. Trajner: Giorgios Marantas

KATEGORIA E PARË – JAVA 7
E diel, më 3 nëntor 2019, ora 13:00
Dinamo-Kastrioti

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!