Besëlidhja e Erzeni nuk falin në shtëpi, Turbina “dajak” Flamurtarit

schedule16:57 - 17 Prill, 2021

schedule 16:57 - 17 Prill, 2021

Besëlidhja dhe Erzeni kanë hedhur një hap të rëndësishëm për qëndrimin në Kategorinë e Parë, pasi kanë fituar përballjet e tyre në shtëpi me Partizanin B dhe Veleçikun. Në grupin B Turbina matematikisht e ka siguruar qëndrimin, pas triumfit të sotëm me Flamurtarin.

Në Lezhë Besëlidhja fitoi me rezultatin e pastër 2-0 kundër Veleçikut. Autorë të golave ishin Danaj dhe Përgjoni, që shënuan nga një gol për pjesë. Erzeni në shtëpi theu me përmbysje Partizanin B. Që realizoi i pari me Çemën.

Reçi vendosi baraspeshën, kurse me penallti Allmeta realizoi golin e fitores. Në Cërrik Turbina nuk e diskutoi Flamurtarin, që e mposhti me rezultatin 4-0 dhe e çoi në 13 pikë diferencën me ta. Shehi, Jaupaj me dy gola dhe Brahimlika vendosën fatet e këtij dueli. /abcnews.al

 

KATEGORIA E PARË (PLAY-OUT)
E shtunë, më 17 prill, ora 15:00

GRUPI A
Erzeni-Partizani B 2-1
Shënues:
Reçi 48’, Allmeta (pen.) 70’ / Çema 25’
Besëlidhja-Veleçiku 2-0
Shënues:
Danaj 30’, Përgjoni 56’

 

GRUPI B
Turbina-Flamurtari 4-0
Shënues:
Shehi 3’, Jaupaj 12’, 68’, Brahimlika 22’