Barcelona vazhdon të këmbëngul për shërbimet e lojtarit të Manchester Cityt, Bernardo Silva, i cili ëhstë një dëshirë e Xavi Hernandes për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri.
Nga raportimet e ditëve të fundit është thënë se mes portugezit dhe katalanasve është arritur marrëveshja mes tyre për kushtet e kontratës, teksa mbetej vetëm të arrihet akordi me “Qytetarët” të cilët nuk dëshirojnë të largojnë lojtarin.
Për të temë ka folur edhe trajneri i skuadrës kampione, Pep Guardiola, i cili ka theksuar se dëshira e tij është që të qëndrojë në “Etihad Stadium”, por nuk do të bëhej pengesë për t’i prishur ëndrrën lojtarit.
“Do të më pëlqente nëse Bernardo do të mund të vazhdonte këtu sepse ai është një lojtar special për të gjithë ne në dhomat e zhveshjes, por nuk e di se çfarë do të ndodhë. Ajo që do të ndodhë do të ndodhë.
Nëse ai qëndron, është perfekte. Nëse në fund ai duhet të largohet, sepse futbolli është i tillë, klubet kanë një marrëveshje, lojtari ka dëshirën dhe unë nuk do të jem arsyeja për t’ia prishë dëshirën”, theksoi Guardiola.
Trajneri i kampionëve të Anglisë gjithashtu tha se nuk ka oferta për Silvan momentalisht.
Megjithatë, kjo lëvizje nuk duket se mund të realizohet lehtë. Sipas raportimeve, Frenkie de Jong fillimisht duhet të largohet nga Barça, për t’i hapur rrugë klubit për të nënshkruar me Silvan.
Ndryshe, Bernardo Silva ka kontratë të vlefshme me Manchester Cityn deri më 30 qershor 2027. /f.a/abcnews.al