Berlini paralajmëron SHBA-në: Tarifat dëmtojnë të gjitha palët

schedule13:53 - 10 Shkurt, 2025

schedule 13:53 - 10 Shkurt, 2025

Qeveria gjermane ka paralajmëruar Uashingtonin se rritja e tarifave do të dëmtonte “të gjitha palët”.

Kështu u tha gjatë konferencës së zakonshme për shtyp të ekzekutivit që po zhvillohet në Berlin.

“Politika tregtare është një kompetencë evropiane. Së bashku ne diskutojmë dhe vendosim”, tha zëdhënësi i kancelarit gjerman Olaf Scholz, Steffen Hebestreit, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me tarifat që ka paralajmëruar presidenti amerikan Donald Trump në një konferencë për shtyp të qeverisë.

Zëdhënësi tha gjithashtu se “nuk do të ishte e zgjuar të thuash se çfarë duhet bërë. Por nuk ka automatizëm në krahasim me herën e kaluar,” shtoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!