TIRANË- Analisti Arben Meçe deklaroi se shpallja “non grata” e Sali Berishës nga SHBA lidhet, sipas tij, drejtpërdrejt me precedentët e rrezikshëm që lidhen me ngjarjen e 21 janarit, ku u vranë katër qytetarë të pafajshëm poshtë zyrës së Berishës.
“Sali Berisha është shpallur non grata për armik i demokracisë. Në demokraci guxove dhe vrave një qytetar, automatikisht përgjegjësia do të jetë pakushte dhe personi që do të jetë përgjegjës bashkë me grupin e tij duhet të penalizohen pa kushte, sepse precedenti i vrasjes së qytetarëve është precedenti më i rrezikshëm me demokraci dhe në këtë kuadër SHBA e kanë shpallur non grata Berishën pikërisht në mënyrë të posaçme për këtë punës.
Prezenca e Berishës ka dëmtuar rëndë demokracinë. Ka zhdukur palët. Mitingu i sotëm e nxori absolutisht që Shqipërisë i mungon njëra nga këmbët e demokracisë dhe shkaktari është Sali Ramë Berisha”, tha ai.
Ai tha në emisionin “Real Story” se kjo është arsyeja për të cilën SHBA ka marrë një qëndrim të fortë ndaj Berishës. Analisti theksoi se përgjegjësia për vrasjen e qytetarëve në një shtet demokratik nuk mund të fshihet me kohën dhe Sali Berisha do dënohet.
“SHBA e kanë shpallur non grata pikërisht për këtë punë. Prezenca e Berishës ka dëmtuar rëndë demokracinë. Ka zhdukur palët. Mitingu i sotëm tregoi qartë se Shqipërisë i mungon njëra nga këmbët e demokracisë, dhe shkaktari është Sali Ramë Berisha. Berisha do të dënohet. Po vrave në demokraci, automatikisht je i dënuar. Është vepër që nuk parashkruhet. SHBA sot kanë dhënë viston dhe i kanë thënë SPAK përfundimisht këtë person ta kalojë në kanalet e penalizimit”, tha ai./abcnews.al

