Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen në Bularat duke sqaruar se policia ka ndjekur procedurat që i kërkon ligji. Nga ana tjetër ai ka dënuar qeverinë në Shqipëri dhe Athinë për disa reagime zyrtare. Më pas kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike kanë debatuar në rrjetet sociale për qëndrimin që ka mbajtur kreytari i qeverisë ndaj deklaratës së ish kryeministri Sali Berisha.
Jo me një status siç bën rëndomë, por me një deklaratë ka dalë ish kryeministri Sali Berisha për ngjarjen në Bularat. Si një ish drejtues i ekzekutivit ai sqaron veprimet që i janë dashur të ndërmarrin forcat Renea.
Në çdo rast që hapet zjarr drejt policisë, kësaj të fundit i lind e drejta ligjore të neutralizojë burimin e zjarrit – shkruan ish kryeministri i cili e vazhdon sqarimin se me neutralizim nënkuptohet dorëzimi i kriminelit që hap zjarr, plagosjen e tij dhe se fundi edhe asgjesimin e tij kur dy të parat janë ta pamundura.
Pavarësisht aktit të dënueshëm që vuri në rrezik forcat e rendit,- ish kryeministri Berisha i shpreh ngushëllime familjes së viktimës. Ai dënon disa reagime zyrtare të Athinës, por edhe të Tiranës, që duan të përdorin rastin për qëllime politike- thuhet në deklaratën e Sali Berishës për të cilin është i nevojshëm një hetim i plotë i ngjarjes.
Ai i bën thirrje për ndërprerjen e histerisë primitive antishqiptare në Athinë dhe asaj antigreke në Tiranë, që nuk i shërbejnë as të vërtetës dhe as bashkëpunimit mes popujve dhe vendeve tona, e përfundon deklaratën ish Kryeministri Sali Berisha.
Për këtë pjesë të dytë të deklaratës ka reagur kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
Një pisllëk që mund ta bëjë vetëm një materie e biodegraduar deri në palcë.-shkruan ai. Për kreun e qeverisë Shqipëria i dha shumë këtij njeriu që do të iki nga kjo botë pa lënë pas qoftë dhe një fjali për t’ua treguar fëmijëve apo një fjalim ku të mos duhet sinjali kujdes fëmijët- e përfundon stausin e tij në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama.
Kundërpërgjigjen kryetari i qeverisë e mori nga Lulzim Basha.
Bashkëqeverisja e Ramës me krimin është fakt. Bashkëpunimi me krimin për blerje votash është i provuar. – shkruan kryetari i Partisë Demokratike sipas të cilit kryeministri Rama nuk ka asnjë shans të mbrojë as veten e as ministrat, ish ministrat, deputetët e kryebashkiakët kriminelë nga përballja me drejtësinë e vërtetë. Për kreun e opozitës kryetarit të qeverisë nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të flasë përçart, duke sulmuar me gjuhë banditi ish kryeministrin, me shpresën e kotë se mund ta zhvendosë sadopak vëmendjen e mund të fitojë pak kohë për të mbyllur skandalin e rradhës. Turpi kombëtar ka emrin dhe fytyrën e tij!- e përfundon statusin Lulzim Basha./abcnews.al

