Marrëveshjen e qeverisë shqiptare me atë greke pas negociatave të fundit dypalëshe, ish kryeministri Berisha e quan një pazar me ligjin e luftës. Gjatë një interviste të gjatë në sudion e Byro Politike në ABC News, Berisha akuzoi qeverinë edhe për ekstradimin e Nazer Seitit, kapjen e drejtësise si dhe u pyet për zhvillimet brenda Partise Demokratike.
Ish-kryeministri dhe lideri historik i së djathtës Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Byro Politike” përballë gazetarëve Baton Haxhiu dhe Lorenc Vangjeli ka folur për protestën e opozitës. Sipas tij ajo ishte një protestë qytetare.
“Ka pasur mijëra qytetar pa parti dhe qindra socialistë. Ishte protestë e thirrur nga partitë politike, por ishte qytetare.
Një opozitë që mori goditje në 25 qershor në 100 ditët e para të qeverisë u ngrit fuqishëm. Kjo protestë kishte një sintonizim të PD dhe LSI, që do të thotë se kimia funksionoi.”- u shpreh ish-kryeministri.
Sa u përket pjesëmarrësve Berisha tha se shifrat t’ia lëmë bulevardit, por ajo ishte një protestë gjigande.
Vangjeli: Jo gjysëm milioni.
Berisha: Edi Rama u trondit, u zhduk, ishte arratia e tretë e tij. Boshatisi bunkerin e Surrelit, iku fare. Rama u lemerit nga protesta.
Haxhiu: Po e konsumon liderin historik, duke e grimcuar.
Berisha: Unë në luftë të brendshme nuk angazhohem, unë e kam mbyllur më 26 korrik qëndrimin tim ndaj atyre që kam drejtuar për vite, dhe unë vazhdoj ky që jam.
Së dyti ka një rrokullisje të keqe të vendit, jo se unë dua të shoh me gjyslykë të errëta, por është e vërtetë.
Në 5 vitet e fundit nuk ka asnjë investitor serioz në Shqipëri, janë larguar dy ose tre të rëndësishëm.
Nëse në 2008-2013 Shqipëria mori miliarda investime pa TAP, pa Devoll, pa Fan.
Pse kjo? Sepse Edi Rama i vuri minat sigurisë juridike.
Unë jap dorëheqjen, por nuk jap Sali Berishën.
PD nuk u ngrit në shkallën e duhur gjatë mandatit të Edi Ramës. Kam shprehur të gjitha mendimet e mia. Nuk ka kurrë fitore dhe humbje të përjetshme.
Ka një proces në PD që unë shpresoj të përfundojë me bashkimin e gjithë demokratëve.
Unë nuk marr asnjë funksion në PD.
Koalicionin Rama-Basha do e quaja fatkeqësi të madhe, por në rrethana të caktuara mund të ndodhë.
Vangjeli: Ju opozita keni gëzim të lig dhe cinik me kundërshtarin, qoftë ju, qoftë Rama dje në opozitë.
Berisha: Nuk kam dashuri për kundërshtarin por respekt, po, nuk kam penguar në asnjë projekt madhor.
Berisha: Tahiri, kusht për hapjen e negociatave
Xhokaxhi: E keni quajtur qeveri e mafies, keni thirrur popullin në protestë, keni pranuar se Basha nuk ka modelin tuaj. Si mundet me protesta paqësore të largohet një qeveri mafioze?
Berisha: Lidhur me kryetarin e PD unë mendoj se një nga gjërat më pozoitive të tij ishte se ai nuk imitoi Sali Berishën, se imitimet nuk janë të frytshme. Sa i përket opozita duhet të mirëorganizojë miting, që opozita e qytetarët të realizojnë objektivin e tyre për t’u çliruar nga ky narkoshtet, është nocion që qarkullon në mediat e shumë shteteve.
Analisti Fil Batler në shkrimin e tij e vinte theksin në 3 elementë kryesorë:
Hedhja në erë e reformës në drejtësisë, vazhdimi i kanabisit dhe dhuna ndaj gazetarëve janë PR më i tmerrshëm i Tiranës sot në botë. Ky formulim nuk është i një gazetari, por i kancelarive që vëzhgojnë qeverinë. Kur qeveria tejkalon çdo vijë të kuqe, kur kryeminsitri nuk ngurron të marrë përsipër se është ai arkitekti i narkoshtetit, jo Tahiri, nëse ti mbron një ministër për të cilin Gjermania, ambasadori amerikan në Vjenë dhe të tjerë thanë që Tahiri është kusht për hapjen e negociatave. Janë disa që e thonë.
Vangjeli: Tahirin, Rama e ka ndëshkuar edhe politikisht.
Berisha: Të shmangim gjakderdhjen, por të rrëzojmë qeverinë
Juli Xhokaxhi: Ka një skenar, ka strategji për rrëzimin e Edi Ramës?
Berisha: Opozita ka për detyrë, dhe është duke punuar, protesta ka mesazhin që qeveria duhet rrëzuar. Opozita duhet të kombinojë të gjitha format deri në diversitetin e formës së mosbindjes civile.
Baton Haxhiu: Keni qenë për marrëveshje apo jo para zgjedhjeve?
Berisha: Kam ardhur në këtë studio për t’i bërë avokatinë më të fuqishme asaj marrëveshjeje.
Çdo gur e dru i këtij vendi duhet të protestojë, rrugët, sheshet duhet të zjejnë nga protesta, unë këtë lexim kam për këtë protestë.
Protesta ishte heterogjene, kishte socialistë, në këtë heterogjenitet duhet të përshtaten edhe format.
Çadra iku, tani mbeti protesta, e cila bën që Rama të mbyllet në bunker.
Marrëveshja është rrëzimi i Edi Ramës. Kur s’kam qenë të mos hyhet në zgjedhje. Por me këtë reformë territoriale, unë kurrë nuk hyj në zgjedhje.
Opozita do vijojë protestën deri në rrëzimin e qeverisë. Me pambuk e lule qeveria nuk ikën kurrë, qeverisë t’i tundësh këmbët me mjete demokratike.
Berisha: A pranon ky vrasës i votës? Ky nuk pranon zgjedhje në PS në shkallë kombëtare. Me këtë në zgjedhje nuk shkohet.
Haxhiu: Pse kërkoni rrëzim kur opozita nuk ka ide për rrëzim. Kjo opozitë nuk bind që mund të qeverisë?
Berisha: Në momentin kur opozita të organizojë qëndrime proteste, një nga ato të pushtojë sheshin për tre javë.
Haxhiu: Duhet lidership doktor?
Berisha: Liderat nuk janë e njëjta prerje, por edhe qytetarët duhet të marrin përgjegjësinë që këtu rrugëdalje me votë nuk ka, të shmangim gjakderdhjen, por të rrëzojmë qeverinë.
Marrëdhëniet me Greqinë
Berisha: Mbështes çdo përpjekje dinjitoze për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore me republikën helenike. Është detyrë e qeverisë shqiptare për të punuar me durim për këto marrëdhënie. Keni dy muaj që nuk dëgjoni gjë tjetër veç ligji i luftës, ky është kurth i turpshëm. Ligji Ii luftës është atevizë e turpshme e qeverisë greke, për mua le ta mbajnë edhe për dy mijë vjet. Këta kanë kompleksin e etërve të tyre. E gjitha bëhet mbi një letër të vdekur që është ligji i luftës. Sepse traktati i miqësisë i ka dhënë zgjidhje.
S’ka ndryshuar për faj të qeverisë greke. I gjithë pazari po bëhet që unë po të heq ligjin e luftës ti më lësho të tjerat. Ti marrim me radhë: po marrim varrezat. Ne trashëguam ndërtimin e tre varrezave nga, që nisi në Kosinë , një proces skandaloz. Në kishë ishte gjenerali grek, jashtë kishe morën fëmijë, i thamë stop dhe u thamë se tre varre nuk mund të ketë. Në Këlcyrë mbajini, por unë duhet t’u them që aty do ndërtohet hidrocentrali.
Këta frikacakë primitivë për ligjin e luftës.
Vangjeli: Kur qeveria para jush firmosi për varrezat, a keni pasur ndonjë diskutim?
Berisha: Sa herë në takime kam ngritur çështjen çame
Marrëveshja e detit
Xhokaxhi: Ku qëndron ndryshimi mes marrëveshjes që bëtë ju dhe Ramës?
Berisha: Si nata me ditën. Çfarë thotë traktakti Montogomei, çështjet e kufirit zgjidhen me dy mënyra, bazuar në këtë metodë matje nuk i është dhënë një metër. Rama për hesap të një pale të tretë e çoi në kushtetuese.
Metoda e dytë që përdori Edi Rama është kjo që palët ulen dhe po e ndajmë në këtë mënyrë ti merr këtë unë atë, jo s’jam dakord, në këtë rats shkohet në gjykatë dhe gjykata ëprcakton, unë këtë nuk do ta bëja kurrë. Nuk i kam ik ndonjëherë përgjegjsisë, por që të thoja unë po marr këtë llokëm e ty, po të lë këtë, këtë e bëri Edi Rama.
Marrëveshja është ajo që thotë Kocias, i cili s’mund të gënjejë parlamentin e vet. Edi Rama pranoi zgjidhjen me pazare dhe ky është akt antikombëtar.
Vangjeli: Marrëveshja juaj është antikushtetuese.
Berisha: Gënjeshtër, Gjykata Kushtetuese gënjen.
Edi Rama i dha Greqisë të gjithë zonën e naftës dhe të gazit.
Është e turpshme që ne transparenca na vjen nga Athina dhe jo nga Tirana. Edi Rama ta ketë të qartë, të mos luajë me vendin se ajo marrëveshje nuk kalon. Do përdorim çdo mjet për të kundërshtuar marrëveshjen.
/abcnews.al