Berisha: Rama kërcënon hapjen e negociatave këtë vit

schedule11:17 - 19 Prill, 2018

schedule 11:17 - 19 Prill, 2018

“Ky paranojak haluçinant, mendon se ky proces, të cilin e shtyu në mënyrën më të pamerituar për shqiptarët, është vepër e tij. Në fakt shtyrja dhe pasiguria janë veprat e tij”.

E ka fjalën për kryeministrin Edi Rama, të cilit i kujton se rekomandimi për hapjen e negociatave ka nisur shumë më herët.

 “Rekomandimi për hapjen e negociatave nis me firmosjen e marrëveshjes së stabilizim-asociimit, nis me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, nis me heqjen e vizave, nis me rekomandimin e KE në vitin 2012-2013 që e bllokoi”.

Në të gjitha këto ngjarje Edi Rama ka qenë kundër deklaron ish-kryeministri Sali Berisha. Përsëri i referohet të kaluarës.

Ka futur bilbilat në Parlament për ta bllokuar marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. Ka lëshuar deklaratat më të pafytyra kur dorëzova kërkesën për Shqipërinë vend anëtar të BE dhe u firmos me një ceremoni solemne në Pragë. Ka protestuar me portrete të Enver Hoxhës, kur ne morëm anëtarësimin në NATO. Ka dërguar dhjetëra emaile dhe ka bërë ture me sloganin ‘hap kutitë, që të çlirojmë vizat’. Shtyu statusin me tre ligjet”.

Raporti i fundit i Komisionit Evropian është pothuajse i njëjti me atë në vitin 2016 tha Berisha. Nuk është shumë i bindur se me gjuhën që përdori kryeministri një ditë më parë ndaj deputetëve gjermanë vendi ynë ka shanse për hapjen e negociatave.

“I çonte mesazhe prej rrugaçi parlamentarëve gjermanë, të cilët janë shtylla e Bundestagut gjerman”.

Ish-kryeministri Berisha i referohet edhe pranisë së Saimir Tahirit në seancën e kësaj të enjte në parlament, i cili sipas Sali Berishës u mbrojt nga kryeministri Edi Rama në prani të shefes së lartë për Politikën e Jashtme në Bahkimin Evropian Federica Mogehrini. Të gjitha këto e bëjnë të arrijnë në një përfundim ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Rama me këto shfazime, me këto qëndrime, kërcënon në mënyrë shumë serioze hapjen e negociatave këtë vit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!