Berisha: Rama i është vërsulur Parkut të Butrintit. Po bën gati me oligarkët 620 vila te Kepi i Stillos

schedule20:00 - 27 Korrik, 2022

schedule 20:00 - 27 Korrik, 2022

Teksa foli për problematikat e trashëgimisë kulturore në vendin tonë, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama i është vërsulur parkut të Butrintit.

Berisha tha se Rama me oligarkët be tij po bëjnë gati 620 vila.

“Tani është vërsulur në objekte të tjera. I është vërsulur parkut të Butrintit që është absolutisht një pasuri përrallore, kulturore kombëtare e pakrahasueshme. Butrinti në rrafshin natyror ska asnjë më të bukur e fantastike. Butrinti u shpërbë me qëllimin e vetëm që të pushtohet Kepi i Stillos.

Unë ju them që janë 620 vila që po bën gati Rama me oligarkët e tij. Unë jam njeri që kam punuar më shumë se çdokush tjetër me Fondin Shqiptaro-amerikan dhe e kam lavdëruar më shumë se kushdo tjetër për suksesin e projekteve.

Jam zhgënjyer në mënyrë shumë të thellë kur dëgjoj deklaratën e tyre se ajo është punë e qeverisë. Ajo është punë e çdo njeriu të qytetëruar.

Në rast se qeveria merr e shpërbën parkun kombëtar për abuzivitete dhe korrupsion, ajo është një punë e çdo qytetari të civilizuar, shqiptar amerikan, evropian kushdo qoftë. Ndaj duke shprehur dhe një herë falënderimin për praninë tuaj, preferoj më shumë tu dëgjoj ju, dhe të shpreh nderimin më të madh për të gjithë përkushtimin që keni për një çështje themelore.

Unë kam trajtuar me dhjetëra herë albanofobinë që është një realitet, por jo një fenomen specifik për shqiptarët ndaj të gjitha kombeve ka fobira. Por rezulton në një aspekt që albanofobët më të mëdhenj janë shqiptarët.

Dhe kjo që ndodh nga ky njeri me identik tonë me trashëgiminë tonë kulturore është një rrezik i madh si për të sotmen dhe për të ardhmen tonë”, është shprehur Berisha./abcnews.al/