Sali Berisha e dinte më herët se 11 maji që do t’i humbiste zgjedhjet.
“Në qoftë se nuk merr pjesë, do zgjedhësh rrugën e dhunës ose rrugën e shuarjes. Ose do pranosh se këtu nuk do merrem më me politikë, ose do merrem dhe do përdor forcën ndaj kësaj qeverie që të merr liritë. Rruga tjetër është rruga që ndjekim ne. Rruga në të cilin ne marrim pjesë në proces, paraqesim të gjitha dokumentet e vërteta që ishte farsë dhe ftojmë shqiptarët të luftojnë për votën e tyre. Të dyja janë të vështira, por kjo e dyta ka një mbështetje ndërkombëtare.”
Megjithëse thotë se demokratët janë të zemëruar, doktori e bën të qartë se do të futet në parlament. Ai i ftoi ata për sakrificë, por se çfarë sakrifice do të bëjë vetë me besnikët në shtator, nuk e ka akoma te qarte.
“Grevë urie?
Urdhëro? Asgjë nuk përjashtohet, asnjë variant. Unë i prij i pari, betejës për votën e lirë. Nuk do i hyja një beteje nëse sdo e dija që do e fitoja”
Pra doktori më në fund e pranoi, se përse ishte misionar. Jo për të fituar, por për të provuar se Rama i vjedh zgjedhjet. Por ndërkohë njerëzit e tij në parti, ishin përgatitur aq shumë për betejë dhe fitore, sa në fund përfunduan duke luftuar njëri tjetrin. Ose më saktë, njëra tjetrën.. si sher sher la femme së fundji, mes Adriana Kalasë dhe Jorida Tabakut. Por doktori ishte i qartë në zgjedhjen e tij mes ashpërsisë dhe cilësisë.
“Znj.Kalaja është një luftëtare e vendosur, e guximshme, e cila në këto katër vite, është përballur direkt me kryeministrin. Ajo është në linjën e saj si avokate. Por znj.Kalaja nuk ka të drejtë pa fakte të akuzojë ndonjë njeri. Se Znj.Tabaku ka bërë një nga fushatat më intensive, sicc e kam konstatuar unë dhe e vërteta jo vetëm unë. Ccdo kandidat që ka dyshimet më të vogla padrejtësie, e ftoj të marrë gjithë dokumentacionin e ta verifikojë. ”
Por kur vjen puna te rezultati i vet, doktorit nuk i duhen shumë verifikime. E aq më pak kur karma e nenit Basha, i avitet mbi zyrën e tij në seli, që prej 12 majit.
“Kur të përfundojë lufta për ndërgjegjësimin e shqiptarëve e botës për farsën, do merren vendime. Por askush mos mendojë se do mund të mashtrojë shqiptarët. Dielli me shoshë nuk mbulohet.”
Kurse diellin e demokratëve doktori e mbulon kur të doje. Ai është historia. Dhe pas tij nuk ka asgjë tjetër.