Read More…

"/>

Berisha për përjashtimin e Spahos: Fshehu skandalin për ekstradimin e Seitit

schedule13:10 - 1 Shkurt, 2018

schedule 13:10 - 1 Shkurt, 2018

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi perjashtoi kryetarin e grupit palamentar të Partisë Demokratike Edmond Spaho sipas ish kryeministrit Sali Berisha për të fshehur skandalin ku është përfshirë kryeministri Edi Rama. Nazer Seiti sipas Berishës u ekstradua në Itali, pasi kishte deklaruar se do të kthehej në dëshmitar të drejtësisë.

Deklarata e plotë e ish-kryeministrit Sali Berisha, para Parlamentit

Berisha: E konstatuan të gjithë shqiptarët, një bandë hajdutësh të lidhur me një mijë fije me krimin, që mjerisht për këtë popull quhet qeveri, në një akt të pashembullt në historinë e Parlamentit, përjashtoi kryetarin e Grupit Parlamentar për të krijuar një situatë të cilën, të kalojnë hajdutërisht, ligjin e hajnisë më të madhe aktuale publike, Aeroportin Habilaj. Se kështu po e quaj për shkak se po bëhe me një akt, jua kujtpoj këtu, me një çmim, absolutisht, 5 deri në 6 herë më të madh se Aeroporti i Kukësit. Çdo vlonjat dhe vlonjate, çdo qytetar shqiptar dhe shqiptare, duhet ta dijë se, çfarë është mbi 20 milionë, shkon në xhepat e Edi Ramës dhe individëve të tjerë që s’kanë asnjë lidhje me Vlorën, as me Shqipërinë, por vetëm me luksin dhe pasuritë e tyre të krimit. E bënë këtë akt të papreçedentë, sepse janë të ngërthyer në një skandal të tmerrshëm dhe të papreçedentë. Edi Rama në shkelje të Kushtetutës dhe çdo ligji të këtij vendi, ka përzënë nga Shqipëria, ka ekstraduar personin kyç të bandës së Habilajve me urdhër të Sajmir Tahirit, vetëm dy ditë pasi ai kishte shprehur vullnetin për t’u bërë dëshmitar i penduar i mbrojtur i drejtësisë.

Mjaftoi ky prononcim i tij, mjaftoi ky lajm që ia të përziej me lecka dhe të mbeteshin edhe gjysma e rrobave të trupit në qeli.

Duke shkelur Kushtetutën, sipas saj, ndërprerjen e  hetimeve mund ta bëjë vetëm prokurori, askush tjetër, as Presidenti i republikës, nuk bën dot ndërprej hetimi. Me këtë akt mendoj se do të shpëtojnë. Nuk e dinë që po ngjallin një urrejtje dhe zemërim masiv tek shqiptarët. Përjashtoi kreun e Grupit Parlamentar në mënyrë që të kalojë hajdutërisht  dhe të zhduket nga Parlamenti sepe ka bërë aktin më të rëndë antikombëtar në historinë 105 vjeçare të këtij vendi. Ka bërë pazarin e kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë në të cilën Ministri i Jashtëm thotë: Fituam zgjerimin e ujërave terreitoriale me 12 milje. Të gjithë ata që mendojnë se kjo deklaratë është propagandistike, gënjejnë veten e tyre. Ministri i Jashtëm grek këtë deklaratë e ka në menyrë absolute, 100 përqind të vërtetë.

Ne vendosjen e copave në tavolinë, sepse nqse s’bëhet ekuidistanca atëherë nuk ka më matje. Me vendosjen e copave në tavolinë, Edi Rama ka dorëzuar fushat e gazit më të mëdha të Mesdheut dhe Jonit, që probalisht gazi është 100 përqind i sigurt dhe naftën. I takonin tërësisht Shqipërisë. Sipas marrëveshjes sonë i takonin 100 përqind Shqipërisë.

Marrëveshja jonë ishte; ajo që të takon në linjën e mesit, në distancë të barazlarguar. Marrëveshja e tij është; po të jap thërrime, po mbaj llokmën për vete.

Kjo është marrëveshja e Edi Ramës. Pasi iu lëkund karrikja, është i gatshëm të bëj çdo lloj kompromisi.

Pyetje: Do e çojë PD në Kushtetuese, nqse kalon?

Berisha: Ky s’mund ta kalojë atë, pa kaluar mbi trupat tanë. Edi Rama të matet mirë se në mënyrë absolute ço centimetër do ta paguajë me të gjithë çmimet e merituara nqse guxon të konkludojë një marrëveshje të tillë.

Pyetje: Ka një situatë të tensionuar mes mazhorancës dhe opozitës që në nisje të legjislaturës. 

 Berisha: Ka një situatë të tensionuar midis popullit shqiptar, qeverisë së Habilajve, qeverisë së traflikantëve, qeverisë së tragtarëve të detit, qeverisë së piramidës së ARMO-s, këto janë revolta. Kjo që shihni këtu është vetëm një shprehje e atij cunami të revoltës popullore që ekziston kundër kësaj qeverie.

Pyetje: Z. Berisha, folët një muaj më parë për djegie të mandateve nga opozita. Çfarë duhet të bëjë opozita sipas jush?

Berisha: Opozita ka lidershipin e vetë, pjesë e të cilit unë nuk jam. Unë kam shqyrtuar vendimet dhe mbështes vendimet e opozitës. Kjo mbyllet në këtë mënyrë. Në këtë situatë opozita do të vazhdojë të jetë zëdhënëse besnike e atyre ndjenjave, e atij mobilizimi, i atij angazhimi, që pa Shqipëria dhe bota më datën 27 janar në sheshet dhe rrugët e Tiranës.

Pyetje: Z. Berisha, përse e dogjët mundësinë për t’i bërë këto diskutime në sallën e Parlamentit?

Berisha: Këto diskutime do t’i bëjmë përsëri në sallën e Parlamentit, do t’i bëjmë në rrugë, do t’i bëjmë në studio televizive, do të bëhen kudo, por ne nuk mund të linim të kalonte akti banditesk i Gramoz Ruçit ndaj kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ju e shihni që salla po ushton në të katër anët, me slloganin “Hajdut, kriminel”, sllogan që nuk ishte dëgjuar më parë në sallën e Parlamentit. Mazhorancën nuk ka gjë në botë përveç sovranit popull dhe forcës së tij që ta ndalë në vjedhjen dhe krimet e saj, por ne jemi aty për të denoncuar këto vjedhje dhe krime, për ta fshirë nga faqja e dheut mazhorancën, do ta fshijnë shqiptarët në revoltën e tyre të ardhshme.

 

/abcnews.al