Berisha: Opozitës i lind e drejta të djegë solemnisht mandatet

schedule17:01 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 17:01 - 18 Dhjetor, 2017

“ Me këta kanditë në parlament ka vetëm një gjuhë, djegien solemne të mandateve”.

Ky ishte reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha jashtë sallës së seancave plenare pas përplasjes në foltore me gardën e republikës.
Nën melodinë e Gjergj Kastriot Skënderbeut që vinte nga protesta e opozitës që zhvillohej në sheshin përballë parlamentit, lideri historik demokrat Berisha akuzoi kryeministrin për shkelje të plotë të ligjit me procedurë, si atë të prokurores së re Arta Marku ashtu edhe me trajtimin e opozitës në parlament./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!