Berisha “non grata” nga BE? Balla: Komisioni Europian mori vendimin

schedule13:43 - 22 Shtator, 2022

schedule 13:43 - 22 Shtator, 2022

TIRANË – Taulant Balla ka përshëndetur vendimin e Komisionit Europian për të vendosur sanksione në një linjë me SHBA dhe BE, për personat e përfshirë në korrupsion madhor.

Duke ju drejtuar Sali Berishës, kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla theksoi se është i sigurt që edhe Bashkimi Europian do ta shpallë atë “non grata”.

“Duhet të keni turp që vazhdoni dhe i rrini nga mbrapa Sali Berishës. Në fjalën time sapo kam përshëndetur atë që do ndodhi, jam i sigurt. Komisioni Europian më në fund ka marrë vendimin që nën shembullin e Britanisë së Madhe, dhe SHBA të eci me sanksione për individë të përfshirë në korrupsion në nivele të lartë. Sikur ja kam thënë vetë Saliut ai do i duhet vizë për të shkuar edhe në Lalëz.” tha Balla.

/abcnews.al/