Ish-kryeministri Sali Berisha, në Radari Informativ në ABC komentoi ceremoninë e betimit të Joe Biden si presidenti i 46-të i SHBA-ve.
Ish-kryeministri e vlerësoi si një personalitet me ndikim të lartë në politikën e SHBA-së.
Lexo edhe: Biden në fjalimin e parë si president i SHBA: Sot festojmë triumfin e kauzës së demokracisë!
Duke e konsideruar një ceremoni madhështore, Berisha shtoi se Biden mirëpritet në mënyrë të veçantë nga Shqipëria dhe Kosova.
“Mendoj se presidenti Joe Biden është i mirëpritur botërisht shumë mirë. Në veçanti mirëpritet nga Shqipëria , Kosova . Ai vjen në këtë detyrë si një shërbëtor besnik, në pesë dekada i kombit dhe vendit të tij dhe si një personalitet me një ndikim shumë të madh në politikën e SHBA-së, politikën Evropianë, botërore. Pra në mënyrë të veçantë në vendimet e mëdha që vendi i lirisë ka marrë për Kosovë dhe shqiptarët janë të njohura. Sot çdo shqiptar ndjehet mirënjohës për zgjedhjen e Presidentit. Është një nga ceremonitë më madhështore. Është presidenti i zgjedhur me më shumë vota”, tha Berisha.
Gjatë intervistës ish –kryeministri Berisha theksoi se Biden mbetet një politikan i shquar dhe një mik i madh, ndërsa shtoi se Shqipëria duhet të kalojë gradualisht në tradita demokratike siç edhe i shohim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
/abcnews.al/