Biden në fjalimin e parë si president i SHBA: Sot festojmë triumfin e kauzës së demokracisë!

schedule17:56 - 20 Janar, 2021

schedule 17:56 - 20 Janar, 2021

Joe Biden është duke mbajtur fjalimin e tij të parë si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalën e tij, Biden u shpreh se kjo është dita e demokracisë dhe e shpresës.

“Sot festojmë triumfin e kauzës së demokracisë,” tha presidenti Biden.

Biden u shpreh se vullneti i popullit u dëgjua ndërsa shtoi se demokracia është e çmua dhe e brishtë, por kësaj radhe ajo mbizotëroi.

“Tani, në këtë tokë të shenjtë, ku vetëm pak ditë më parë dhuna kërkoi të trondisë vetë themelin e Kapitolit, ne bëhemi së bashku si një komb, nën Zot, i pandashëm, për të kryer transferimin paqësor të pushtetit siç kemi bërë për më shumë se dy shekuj “. s.b/abcnews.al/