Këto nxënës të gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër, po nxitonin për të kapur orën e parë mësimore.
Thirrjes për bojkot të procesit mësimor nuk I janë përgjigjur as këta nxënës në Fier.
E marta ishte një ditë e zakonshme si të gjitha të tjerat, ku ora 8 e mëngjesit mblodhi nxënësit në klasa, në të gjitha shkollat e vendit tonë.
Në qarkun e Korçës, në nivel 9-vjeçar e të mesëm, mësimi u zhvillua normalisht.
Thirrja e Berishës për të bojkotuar orën e parë mësimore, për vendimin e mbylljes së TikTok nuk pati impakt as në Gjirokastër.
Jashtë kamerave, nxënësit e shkollave të qytetit të gurtë janë shprehur se nuk e përqafojnë një nismë të tillë bojkoti.
Një ditë e zakonshme shkolle ishte edhe në Elbasan.
Nxënësit filluan në kohën e duhur mësimin, ndërsa zyra vendore arsimore për qarkun e Elbasanit, pohon zyrtarisht për abc neës se nuk ka bojkot të procesit mësimor.
Edhe në Durrës, u shpërfill thirrja e Berishës.
Në të gjitha shkollat e qarkut të qytetit bregdetar, e marta ishte ditë shkolla e zakonshme, ndërsa prindërit jashtë kamerave, mbështesin plotësisht vendimin për mbylljen e këtij rrjeti social.
Për nxënësit e Lezhës, ka më tepër rëndësi zhvillimi I orëve mësimore, ndaj kjo thirrje e Berishës nuk gjeti përkrahje.
Nxënësit bojkotuan thirrjen e Berishes edhe në Vlorë, aty ku mësimi vijoi normalisht, sipas programit.