Kalon një natë dhe Berisha ka reflektuar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Tani nuk është me dhuratë, por pazar. Pazar ku lë të kuptohet se ka dorë edhe Sonila Bejtja, e cila votoi kundër Veliajt.
“Ata gjykatës që votuan kundër dekretit të presidentit dhe vendimit të këshillut të ministrave, respektuan, zbatuan, parimin ndërkombëtar shprehur nga komisioni i venecias. Edi Rama thotë ta nxjerrim nga burgu. Kam informuar publikun dhe ju se rreth 2-3 javë më parë Veliaj ka lënë qelinë, 100% e sigurt nuk shkoi në spital. Shkoi në Surrel a nuk e di. Në këto kushte e vështirë ccfarë zhvillohet brenda tyre”
Doktori duket ka reflektuar edhe për tunelin e Llogarasë. Tashmë autore nuk është Belinda Balluku, por vetëm Edi Rama. Madje ndryshe nga Veliaj, nuk do të ketë protesta për t’i kërkuar dorëheqjen zv.kryeministres, por vetëm kryeministrit. Pa kursyer një dozë të vogël helmi për Belindin e Bashkisë.
“Kryekëput direkt aferë e Edi Ramës është tuneli. Ne protesta do bëjmë vetëm për Edi Ramën, ska ku shkon kësaj radhe. U bënë protesta kundër Veliajt, kjo cconte njerëzit nga zyrat e veta për të na përlyer protestat. Jo nuk na duhet ne kjo.”
Por hallet më të mëdha i ka vetë, edhe kur vjen puna te paratë. Doktori tha se 1.4 milionë eurot e paguara për tre vizitat rrufe në Tiranë te la Civitës, ia vlejtën 100 herë, dhe po aq herë e shfajësoi edhe për humbjen në zgjedhje.
“I vlejti 100 herë madje, ia vlejti 100 herë. Chris La Civita bëri një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë ndonjëherë në histori. Por ekipi i tyre nuk ishte përgjegjës që në Shqipëri është instaluar një diktaturë autoritare nga Edi Rama.”
Por hallet e Berishës vazhdojnë edhe pas 11 majit, dhe megjithëse në kontratë e kishte, duket se ato nuk do ia zgjidhë më La Civita. La Civita iku. Por tani iku edhe Bujar Leskaj. Berisha i uroi udha mbarë, atij dhe kritikave të tij.
“Kam pranuar dorëheqjen e Bujar Leskajt si drejtues politik. Nuk kam ndonjë koment, sugjerimi i tij është sigjerimi i tij. Unë këtë deklaroj.”/abcnews.al

