Berisha kërkon ‘shtëpi’/ Ndoka: Sot regjistrohemi në KQZ, po diskutojmë dy variante për koalicionin

schedule11:37 - 15 Mars, 2023

schedule 11:37 - 15 Mars, 2023

Ndërsa sot skadon në KQZ, afati për regjistrimin e koalicioneve për zgjedhjet e 14 majit, Nard Ndoka zbuloi në Tirana Live në ABC News variantet me të cilat opozita e Sali Berishës po kërkon të hyjë në këtozgjedhje.

“Po, unë kam një marrëveshje në parim me PD e kam më të lehtë se kam qenë pjesë e koalicionit edhe më 6 mars.Sot po punohet me dy mundësi për koalicionin, është një koalicion me një numër të konsiderueshëm partish parlamentare dhe jo parlamentare, me 30 parti është njëri variant, që ka edhe pengesa sepse kemi edhe Kodin penalizues.

Dhe varianti i dytë është një variant me një numër më të kufizuar partisht parlamentare, ku përfshihet PL, PDK e dy tre parti të tjera. Varianti më i mundshëm do jetë ai me partitë parlamentare.

KQZ deri më tani nuk e ka regjistruar fare opozitën, është një formë që opozita të futet jo nga dera normale, por nga dritarja dhe është e domosdoshme që edhe PL të jetë pjesë e koalicioni.” u shpreh Ndoka.

Edhe pse nuk e kanë ende dakordësinë, Nard Ndoka thotë se sot koalicioni do të regjistrohet në KQZ.

Pjesë nga intervista 

Nuk do jetë PD cadra e këtij koalicioni?

Jo, është koalicioni

Ka rënë dakord Meta?
Është kosto për të gjitha partitë, edhe unë kam dëshirë që për këshillat të konkuroj më vete. Po duhet të ketë një siguri për garantimin e votës

Lista do jetë shumëemërore për partitë brenda një koalicioni

Po negociohet, teknikalitete janë. Nuk kemi shkuar ende te listat po diskutohet forma emri logo, jemi ende në diskutim. Rama po luan me regji e kjo krijon pengesa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!